Të ndodhur përpara faktit që nga ana e Prokurorisë së Fierit janë hapur dhe mbyllur dy herë hetimet për këtë çështje, Pranvera dhe Luftar Buzi i kanë dërguar një letër Prokurorit të çështjes, ku ndër të tjera ata shprehen se nëse nuk do të bëhet drejtësi ata do të bëjnë vetëgjyqësi dhe më pas do të vetëvriten.
Por kjo letër e prindërve 2 vjeçarit është marrë si kërcënim për prokurorin e çështjes, pasi një nga personat ndaj të cilit do të hakmerreshin, ishte edhe prokurori me inicialet Ç. S. Për këtë letër, Luftar dhe Pranvera Buzi janë shoqëruar në Policinë e Fierit, si dhe u është kontrolluar banesa, nën akuzën e kërcënimit të punonjësit të prokurorisë.
Report TV ka intervistuar prindërit e 2 vjeçarit, të cilët kanë pohuar se i kërkojnë vetëm drejtësi dhe dënimin e autorit dhe se letrën e kishin shkruar nën emocion, pasi atë që ata e akuzojnë për këtë krim lëviz çdo ditë i lirë para banesës së tyre. Ndërkohë avokati i familjes ka sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shoqërimin e ciftit buzi nga ana e policisë.
"Erdhi aty, trokiti në derë, tha jemi policia, ku e keni armën, thash nuk kemi armë. Kontrolloi dhe nuk gjeti asgjë. Tha do të vini në polici. Letrën e shkrova unë se nuk gjeta drejtësi, por nuk më gjetët drejtësi, do të vras vetën dhe dy-tre të tjerë, por edhe prokurorin" tha nëna.
"I kam dërguar letrën kryeministrit, kryeprokurorit, KLD, gjykatës dhe nuk kam gjetur drejtësi. Kryeministri po thoshte Vetting, Vettingu, prandaj ia çova, aty mund të kem thënë ndonjë llaf" tha i ati.
Ndërsa avokati tha se "personi që bëri aksidentin u lirua, çështja u pushua, Kryeprokurori ka marrë masat, prokuroria e Fierit e ka hetuar sërish me të njëjtin prokuror dhe e ka pushuar cështjen. Mbrëmë zotërinjtë më thanë jemi në komisariat. Policia i mori në pyetje pa avokat".
Referuar raportimeve të kohës, kjo ngjarje në fshatin Kllam teksa një kamionçine e drejtuar nga Bashkim Muha kishte shkuar si çdo mëngjes për të mbledhur qumështin e banorëve. 2 vjeçari është gjetur i pajetë vetëm pak minuta pasi kamionçina ishte larguar nga vendi i grumbullimit dhe dyshohet se ai mund të jetë shtypur nga ky mjet, por pa u konstatuar nga shoferi.

Vendimi i pushimit te ceshtjes se prokurorit per aksidentin
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO









