Fier- Një 62-vjeçar i shumëkërkuar për trafik droge dhe organizatë kriminale nga Italia, i dënuar në mungesë me rreth 9 vite burgim, ëhstë arrestuar në Fier për qëllime ekstradimi nga Policia e Shtetit.
Burime zyrtare njoftuan sot (26 shkurt) se finalizuan nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, aksionin e koduar “Operacionalja 31”. I arrestuari është Alban Dauti, 62 vjeç, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos.
"Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët italianë, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, gjatë operacionit “Operacionalja 31”, lokalizoi dhe kapi në Fier, shtetasin Alban Dauti, 62 vjeç, i lindur në Fier", bëhet e ditur në njoftim.
![]()
Autoritetet gjyqësore në Milano rezulton se e kanë dënuar me 8 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
A.Q/Shqiptarja.com"Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët italianë, për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", sqaron policia.
Komente

