Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit mbrëmjen e sotme, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës të një fast food-i.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas plagosjes, autori i mitur është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë.
I plagosuri 29-vjeçar, Bexhet Myftari, është dërguar në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
-
Sot gjuan me thike e mbas ca vitesh do degjojm qe ka hasmeri me gjysmen e qytetit dhe perfundon ne kronikat e zeza si ata 2 te vraret para 3 ditesh Brez muti qe po rritet... nuk I mendojn pasojat
Përgjigju







Komente
Komento