Fier, iu gjetën celularë kontrabandë 
‘Taksisti’ arreston 40-vjeçarin

Transportonte mallra kontrabandë, celularë dhe aksesorë për celularë, arrestohet nga policia në Fier një 40-vjeçar.
 
Në kuadër të operacionit të koduar “TAKSISTI” në prangat e policisë ka rënë Niko Goga, 40-vjeç, banues në Fier

Ai u arrestua në flagrancë në autostradën Lushnje -Fier duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz” disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 celularë të markave të ndryshme si dhe një sasi e madhe aksesorësh për celularë të cilët dyshohet se janë kontrabandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe "Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" parashikuar nga Nenet 174 dhe 178 të Kodit Penal.

[gallery]23780[/gallery]


Redaksia Online
e.m/e.j/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë

Temperatura të ulëta, reshje shiu dhe dëbore, parashkimi i motit për këtë javë