Dita e 11 e grevës/ Naftëtaret: Na presin fëmijët që të shkojmë me lekë në shtëpi të blejnë bukë! Thirrja e Ramës? Papërgjegjshmëri (VIDEO)

FIER- "Jemi gra të forta"...me këtë e thonë hapur se grevën nuk do e lënë edhe pse shoqet njëra pas tjetrës kanë shfaqur probleme shëndetësore. Në ditën e 11-të të grevës, gratë naftëtarë shprehen se e kanë të vështirë ta konceptojnë që po u kërkohet që të negociojnë për bukën e gojës. Thirrjen e kryeministrit Edi Rama e konsiderojnë papërgjegjshmëri.

"Patjetër që do ta vazhdojmë nuk kemi ku të shkojmë të na japin lekët e prapambetura të ushqejmë fëmijët, na presin fëmijët të shkojmë me lekë në shtëpi që t'u blejmë bukë dhe ilaçe. Kjo është papërgjegjshmëri e kryeministrit që thotë këtë sepse në një shtet demokratik nuk e di s të thotë hajde negocio për bukën e gojës kur ne kemi punuar vetë, s'po kërkojmë që të na i falin. Ne duam lekët që kemi punuar".

"Do vazhdojmë sa t'u çojmë bukë fëmijëve, dje kam shoqëruar në spital shoqen, është shumë keq, turp t'u vijë atyre që vodhën Mallakastrën ,vodhën djersën tonë tani po na lënë edhe fëmijët pa bukë e që të vdesim, mos ta harrojnë ça i kanë bërë Mallakastrës hajdut me çizme. nuk heqim dorë ta dijë mirë ai, se nuk e ka për shumë kohë atë karrige. po bën punën e kriminelit, le ta vazhdojë se e ka nisur mirë rrugën. Lekët tona i kanë kaluar në xhepin e tij, dhe s'do të tregojë shokët. Ai do të prishë grevën, siç ka prishur çdo grevë", thanë dy greviste.

Kryetari i Sindikatës, Sokol Dautaj ka rezultuar me COVID-19, fatmirësisht asnjë prej grevisteve nuk ka shfaqur simptoma.

"Kauza jonë do të vazhdojë e kemi thënë që në fillim nuk lëvizim pa marrë 13 pagat e fituara me gjyq, të negociojmë për fillimin e  punës. Do vazhdojmë deri në fund. Nuk kemi simptoma të COVID, je jemi gra të forta, u bëjmë thirrje që të paktën të shikojnë situatën në uzinën tonë, janë gra të forta, nuk e lë grevën", tha një tjetër. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Gjuzi takon naftëtarët: Do shkoj të takoj kreun tuaj që ka dal me COVID! Le të ma ngjis, virusi është rrenë ndërkombëtare (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re ka vizituar naftëtarët. Në premtimin që do e ngre zërin në Kuvend për problemin e tyre, Gjuzi hedh në "shesh" teorinë se COVID-19 nuk ekziston, duke e quajtur atë si një gënjeshtër ndërkombëtare.  "Ne jemi vëllezër, kam ardhur që me ju thënë në momentin që kemi fuqi, jo vetëm lekët që ju kanë vjedhur 30 vjet, por edhe lekët e atij pusi. Të vij unë rrugës dhe të më thotë tjetri çështje kjo rrugë, kur këtu është bërë nami duke shitë naftë është skandaloze. Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën, drejtësia vonon, por nuk harron. Ju keni kryetarin me COVID, do shkoj ta takoj atë le të jetë me 200 temperaturë, le të ma ngjis mua, se COVID-i është një rrenë ndërkombëtare, mashtrim për të na thënë s'duhet të punoj uzina këtu, kina atje. Garancia që në parlament, do ta ndez parlamentin nga nesër në orën 10 deri kur t'ju japin lekët", tha Gjuzi, teksa shfaqet pa maskë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/10/2020 22:12

    Z.Rama ,se mos ben gabim dhe na e nis kete Gjuzin ne Turqi kur te infektohet,se mushka do drune qe ne kete rast po e kerkon vete?!

    Përgjigju
  • lani: 25/10/2020 17:56

    E VETMJA ZGJIDHJE ESHTE TE SHTETEZOHET NXJERRJA E NAFTES ,,DHE BANKERSI TE LARGOHET NGA SHQIPERIA DHE TE SHTETEZOHET UZINA E BALLSHIT,,,KJO ESHTE ZGJIDHJA ,,,ASGJE TJETER NUK ESHTE ZGJIDHJE,,,SHKO NE SHBA APO ITALI ,,GJERMANI ,,APO KUDO DHE KERKO TE PRIVATIZOSH NAFTEN..TURP NAFTA ESHTE SEKTOR STRATEGJIK..DHE TE ARRESTOHET SALI QENI QE E PRIVATIZOI KETE UZINE PER TE VJEDHUR BASHKE ME BODEN...

    Përgjigju
  • nderkombetaret: 25/10/2020 15:16

    Perfundimisht, ky vend nuk behet persakohe ne parlament ka kesi pacavuresh si Gjuzi me shoke. Mjer ne se ke kemi deputete, mjer ne se ke mbajme me rroge.

    Përgjigju
  • Grevisti: 25/10/2020 13:16

    He more komentues lepiresash te kryeministrit pse nuk komentoni per kete artikull, apo po ju pelqen kshu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja