Gjuzi takon naftëtarët: Do shkoj të takoj kreun tuaj që ka dal me COVID! Le të ma ngjis, virusi është rrenë ndërkombëtare (VIDEO)

Deputeti i opozitës së re ka vizituar naftëtarët. Në premtimin që do e ngre zërin në Kuvend për problemin e tyre, Gjuzi hedh në "shesh" teorinë se COVID-19 nuk ekziston, duke e quajtur atë si një gënjeshtër ndërkombëtare.  "Ne jemi vëllezër, kam ardhur që me ju thënë në momentin që kemi fuqi, jo vetëm lekët që ju kanë vjedhur 30 vjet, por edhe lekët e atij pusi. Të vij unë rrugës dhe të më thotë tjetri çështje kjo rrugë, kur këtu është bërë nami duke shitë naftë është skandaloze. Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën, drejtësia vonon, por nuk harron. Ju keni kryetarin me COVID, do shkoj ta takoj atë le të jetë me 200 temperaturë, le të ma ngjis mua, se COVID-i është një rrenë ndërkombëtare, mashtrim për të na thënë s'duhet të punoj uzina këtu, kina atje. Garancia që në parlament, do ta ndez parlamentin nga nesër në orën 10 deri kur t'ju japin lekët", tha Gjuzi, teksa shfaqet pa maskë.


Lajmi kryesor:

Dita e 11 e grevës/ Naftëtaret: Na presin fëmijët që të shkojmë me lekë në shtëpi të blejnë bukë! Thirrja e Ramës? Papërgjegjshmëri (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja