FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Xhevit Malkaj dhe detyrim paraqitje në policinë gjyqësore për Bajram Malkaj. Të dy persona baba e bir janë të dyshuarit për vrasjen e çiftit Enver dhe Azbie Myftaraj në fshatin Belishovë të Fierit. 20-vjeçari Malkaj akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajtje pa leje. Sipas gjyqtares Elsa Mihaj për këto vepra penale parashikohet dënim i përjetshëm.
SI NDODHI KRIMI
Sipas policisë së Fierit shtetasi Xhevit Malko, 20 vjeç dyshohet të jetë autori kryesor në lidhje me vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Enver dhe Azbie Myftaraj, ndërsa motivi i këtij akti të rëndë është vjedhja në banesë.
Ndërkaq, të njëjtat burime konfirmojnë edhe arrestimin e të atit të 20-vjeçarit, Bajram Malko nën akuzën se ka penguar zbardhjen e ngjarjes.

Sipas policisë Xhevit Malko ka tentuar të hapë kasafortën, ndërsa është sekuestruar arma dhe një motoçikletë. 20-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimave në momentin kur në shtëpi ndodhej vetëm Azbzie Myftari, të cilën e ka therur dhe trupin e saj e ka fshehur në dyqanin pranë shtëpisë. Kur bashkëshorti është kthyer në shtëpi është përballuar me agresorin, i cili e ka qëlluar me një armë gjahu. Autori i ka vënë flakën shtëpisë dhe dyqanit, duke shkrumbuar gjithçka.
Krimi është mësuar nga vëllai i viktimës, i cili është kthyer nga puna në atë orë dhe ka arritur të shikojë nga larg flakët. Ka qenë ai që ka njoftuar policinë dhe zjarrfikëset.
Ngjarja ndodhi më 26 tetor, ku çifti Enver, rreth 55 vjeç dhe Azbie Myftari, 52 vjeçe u vranë me armë zjarri dhe më pas autori i ka vënë flakën banesës së tyre dhe lokalit të vogël që ata kishin në pronësi duke tentuar t'i djegë brenda dhe të humb çdo gjurmë.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com