FIER - Prej javësh qytetarët e Fierit qëndrojnë për orë të tëra në zyrat e gjendjes civile për të marrë edhe një certifikatë të vetme. Shkak për vonesat është bërë ndërprerja e energjisë elektrike dhe linja e dobët e internetit.
Drejtuesi i rajonit 3 të Fierit Maksim Zarka deklaron se një situatë e tillë po irriton qytetarët.
“CEZ-i në këtë rast ka praktikuar, ka pasqyruar shumë defekte në furnizimin e popullatës me energji. CEZI duhet ta shikojë me seriozitet këtë problem. Problemi i dytë që neve na shqetëson është ndërprerja herë pas here e internetit. Kjo krijon probleme tek qytetarët, krijon nervozizëm, krijon dhe që të mos kryhet shërbimi ndaj qytetarëve. Është e pafalshme që për mungesë të internetit qytetarët nuk marrin shërbimin”, - u shpreh Maksim Zarka.
Deri sa të garantohet furnizimi i rregullt me energji nga kompania CEZ dhe linja e qëndrueshme e internetit qytetarëve të Fierit do tu duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në radhë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA