FIER - Policia e Fierit ndaloi sot 5 klandestinë sirianë, si dhe vuri në pranga dy persona, të cilët akuzohen se ndihmuan kalimin e klandestinëve në mënyrë ilegale në territorin shqiptar.
Ndalimi i tyre u bë në rrugën nacionale Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi “Hekal Mollaj” . Klandestinët e ardhur nga Siria e cila prej muajsh është e përfshirë në luftë, u ndaluan në një autobus me targa TR 4679 S, që drejtohej nga Arben Merruku 49 vjeç. Në pranga nën akuzën e “dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” u vu edhe Fisnik Dervishi 51 vjeç.
Sipas policisë, klandestinët sirianë janë identifikuar si Abaz Vacine, 31 vjeç, Djawad Kadimani, 24 vjeç, Medalwah Ismail, 25 vjeç, Slah Zgzovg, 27 vjeç dhe Kemer Dimitri, 39 vjeç. Ata nuk dispononin asnjë lloj dokumentacioni me vete.
Mësohet se klandestinët kishin si destinacion udhëtimi Kakavijë-Gjirokastër-Tiranë, transport i cili po kryhej kundrejt shumës prej 50 euro për person. Shqipëria përdoret si vend tranzit i klandestinëve sirianë për të kaluar drejt Europës Perëndimore.
(su.fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com