Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi iu është gjetur e sekuestruar 7.2 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që njëri prej tyre ka plagosur me mjet prerës, thikë, një punonjës policie gjatë arrestimit çka ka sjellë edhe reagimin e këtij të fundit që e ka qëlluar atë me armën e shërbimit.
 
Sipas të dhënave të policisë, droga është sekuestruar në sajë të operacionit të koduar “STREET” ku në flagrancë u kapën Agron Xhaxhaj, 27 vjeç dhe Ergent Braçe, 28 vjeç.

Lënda narkotike iu ëhstë gjetur në një banesë në lagjen Nr.2 në Roskovec dhe gjatë momentit të arrestimit, Agron Xhaxhaj ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë  duke u përleshur me të dhe e ka  plagosur lehtë punonjësin me një mjet prerës, i cili ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Po kështu, edhe punonjësi i policisë gjatë përleshjes ka plagosur lehtë në këmbë me armën e shërbimit shtetasin Agron Xhaxhaj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)