Fier/ Kapet në flagrancë duke grabitur një banesë, pranga 37-vjeçarit

Fier/ Kapet në flagrancë duke grabitur një banesë, pranga 37-vjeçarit

Foto ilustruese

Një 37-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit ndërkohë që po përpiqej të vidhte një banesë. Ai dyshohet si autor i disa vjedhjeve në qyetin e Roskovecit.

Sipas policisë 37-vjeçari me iniciale K.H ishte banues në Patos, ndërkohë që ndalimi i tij u bën në fshatin Kuman, ku po përpiqej të vidhte sende me vlerë në një banesë.

Të arrestuarit iu konfiskuan në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe disa sende që ai përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ndërkohë që ndaj 37-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Vjedhja".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale