Fier- Policia e Fierit njoftoi sot (14 Tetor) se ka arrestuar shoferin e dyshuar që shkaktoi aksidentin dramatik mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Levan-Qarr.
Bilanci i karambolimit dhe me dy mjete të tjera ishte 4 persona të plagosur, mes tyre dy pasagjerë dhe një tufë bagëtish (37 dele) të ngordhura si pasojë e goditjes.
I arrestuari është Leonard Dhamo, 26 vjeç, që sipas policisë vendore, në momentin e aksidentit rezultoi se ishte në gjendje të dehur në timon.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin Levan-Qarr, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Fier arrestuan shtetasin L. Dh., (Leonard Dhamo) 26 vjeç, banues në fshatin Pishporo, sepse nga kryerja e testit të alkoolit, pas aksidentit, rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Vetë drejtuesi i mjetit që akuzohet si shkaktar mbeti i plagosur gjithashtu, bashkë me 3 pasagjerë dhe ngordhën 37 bagëti të imëta. Në aksident u përfshinë edhe dy mjete të tjera, si pasojë e goditjes që shkaktoi fillimisht 26-vjeçari në rrugë. Gjithashtu dyshohet se ka qenë edhe me shpejtësi.
Dosja për ngjarjen kaloi në prokurorinë vendore, për akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.
Karamboloi nuk egziston ne fjalorin e gjuhes shqipe! Perplas ose aksidentoi ndoshta?
PërgjigjuDenimi me i lehte qe meriton leonard dhamo eshte demshperblimi,me cmim tregu,i demit per 37 koke dele.
Përgjigju