Fier/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori! Në pranga dhe 5 të tjerë, u kapën duke luajtur poker

Fier/ Kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati, arrestohet administratori! Në pranga dhe 5 të tjerë, u kapën duke luajtur poker

Foto ilustruese

Fier-Administratori i një lokali është vënë në pranga, pasi kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati poker.

Po ashtu, në pranga janë vënë edhe 5 persona të tjerë, pasi u kapën në flagrancë duke luajtur poker.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia ka sekuestruar shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier, kanë finalizuar operacionin "Poker", dhe arrestuan personat:  Eduart Varfi, 47 vjeç, Haxhi Kallashi, 32 vjeç, Mikelian Begaj, 26 vjeç, Avni Tahiri, 42 vjeç, Elsjan Xhaferi, 34 vjeç, dhe Klodian Hoxhaj, 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë në  lokalin e shtetasit Eduart Varfi, duke luajtur poker’, thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre

Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre