FIER - Denoncimi i një tjetër qytetari i cili nuk u pajis me kuponin tatimor për shërbimin që mori ka çuar në pragat e policisë pronarin e një lokali. Ngjarja u regjistrua në qytetin e Fierit, ku policia arrestoi 57-vjeçarin Gani Berisha, banues në lagjen “Kryengritja” Fier.
Lokali që ai ka në pronësi nuk kishte pajisur me kupon tatimor klientin e tij 34-vjeçar me incialet E.Xh i cili bëri edhe kallëzimin në polici.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se lokali nuk është i pajisur me kasë fiskale si dhe nuk përdorej dëftesë tatimore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.
Redaksia Online
(e.g/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com