FIER - Dy persona të shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike u arrestuan nga Policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar "Kompasti".

Altin Gjika, 42 vjeç,  u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më 22 janar të këtij viti ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Aqif Hyska, 24 vjeç u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në 15 shkurt 2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online
Shqiptarja.com