Një biznesmeni në lagjen "15 tetori" në Fier i është vendosur flaka në derën e shtëpisë gjatë orëve të natës, duke rrezikuar jetën e fëmijëve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Zjarrvënia dyshohet për konflikte për biznesin dhe pronën. Banesa e djegur është në pronësi të Ilirjan Saliajt.
Autorët spërkatën derën me 5 litra benzinë
Autorët kanë ndezur zjarr në derën e shtepisë duke e spërkatur me rreth 5 litra benzinë. Flakët janë përhapur në ambientet e brendshme të shtëpisë. Ka qenë vetë biznesmeni i cili ka ndjerë menjëherë zjarrin dhe ka zbritur fëmijët në errësirë nga ballkoni në ballkon tek fqinjët në katin më poshtë.
Sipas policisë ky shtetas ka përplasje pronësie për një supermarket. Gjithashtu, biznesmeni ka konflikte edhe për një truall. Blutë bëjnë të ditur se po punohet për gjetjen e personave me të cilët Saliaj ka konflikte dhe marrjen e deklarimeve të tyre.
Në lidhje me personin me të cilin kanë administruar marketin, të dy bashkë kanë ushtruar një aktivitet të përbashkët në fushën e industrisë ushqimore por për shkak se kanë falimentuar, të dy kanë pretendime ndaj njëri-tjetrin për shuma të mëdha lekësh, rreth 150 milionë lekë të vjetra.
Ky businessmani e pasta stampuar ne banes per te tregu $$$$$$
PërgjigjuUshtria bën punë ushtriaaaaa...kjo e ndan shapin nga sheqeri. Ushtria të nderhyje në gjith territorin e republikes dhe të konfiskojë të gjithë territorin duke i kaluar asaj. Pas kesaj çdo gjë do rregullohet me qetesi e butesi.
Përgjigju