FIER-Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e kësaj të hëne pasi një makinë në Fier ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në aksin rrugor Hoxharë– Fier, pranë “Urës së Shënpjeterit”.
Aksidenti fatal i mori jetën drejtuesit të mjetit Emiljano Goxhaj, 36 vjeç dhe Silvana Alushajt, 40 vjeç ndërsa i plagosur ka mbetur Haziz Hilaj nga Peshtani i Fierit.
Hilaj ka mundur të dalë nga mjeti dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa dy të tjerët fatkeqësisht nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Aksidenti ka ardhur si rezultat i pakujdesisë së drejtuesit të mjetit e cili po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe mungesës së sinjalistikës.
Në momentin e aksidentit në automjetin tip ‘Benz’ me targa AA 494OB ndodheshin 3 persona të cilët kanë përfunduar në kanalin me ujë pasi drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës ndërsa ndodhej mbi një urë pa mbrojtëse.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat dhe shkaqet e mëtejshme të aksidentit fatal.
[gallery]20832[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO