FIER - Një person ka humbur jetë gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes si pasojë e një aksidenti në aksin Fier-Sheqisht.

Viktima ishte duke udhëtuar me një biçikletë kur u godit nga një makinë. Sipas policisë, nga hetimet e para mendohet se shkak të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara të makinës.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është banorë i fshatit Sheqishte.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)