FIER - Një sasi prej 2 kg flori i është grabitur sot një argjendarie në qendër të qytetit të Fierit nga dy persona me maska dhe të armatosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 12.00 në lagjen "Kastriot" shumë pranë qendrës, kur dy persona nën kërcënimin e armëve kanë detyruar shitësin të japë paratë në arkë dhe një pjesë bizhuterish të gjitha në sasi 2 kg.

Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura. Pas kësaj dy personat e maskuar kanë mundur të largohen pa u identifikuar nga askush me një motorr. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje nisi hetimet dhe ka shpallur në kërkim autorët.

E njëjta argjendari është grabitur edhe dy vjet me parë.

(ff/shqiptarja.com)