FIER- Mbi 2 000 familje të fshatit “Buzëmadh”, të komunës Cakran në Fier, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm prej vitesh. Kjo situatë i ka detyruar ata t’i drejtohen burimeve dhe rezervave ujore pranë lumit “Vjosë”, si dhe çezmave të fshatrave të tjerë, për të mbushur ujë.
Për banorët situata është e njëjtë me vitet e paraçlirimit, ndërsa nuk ka asnjë sinjal pozitiv për të siguruara ujin për këtë fshat.
Një investim i kryer në instalimin e rrjetit dhe depos së ujit të ujësjellësit 4 vjet më parë, tani nuk funksionon më. Për këtë objekt janë investuar miliona lekë, po sërish banorët e zonës nuk kanë ujë.
Shpesh dhe në kohë fushatash elektorale banorët e këtij fshati, kane marrë premtime nga kandidatët dhe partitë politike, por askush nuk e ka mbajtur fjalën. Ndërsa ankohen për këtë gjendje, thirrja e tyre drejtohet tek politika dhe pushteti për të kthyer sytë nga ky komunitet.
Kreu i komunës Cakran, Vladimir Korçari, i kontaktuar për këtë problem ka dhënë përgjigje të prerë se "ndërprerja e fondit çoi në këtë situatë".
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com