FIER - Këshilli Bashkiak i Fierit është mbledhur sot dhe ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku për të dytën herë kanë munguar këshilltarët e djathtë. Të pranishëm në këtë mbledhje kanë qenë vetëm këshilltarët e majtë, të LSI dhe ai Republikan.
Në këtë mbledhje u diskutuan një sërë projektvendimesh siç ishte ai i Strukturës Organizative të Bashkisë së Fierit. Ndërsa Kryebashkiaku Baftjar Zeqaj me anë të një letre i ka kërkuar këshillit që familjet të cilat nuk kanë asnjë të ardhur të lejohen që të ushtrojnë aktivitete tregtare në hapësirat publike.
Gjithashtu në këtë mbledhje u diskutua edhe gjendja e Lumit Gjanicë. Të gjitha këto projektvendime morën votën unanime nga këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com