Një kamion ka marrë flakë në ecje e sipër në qytetin e Fierit. Sipas raportimeve të para nga terreni për Report Tv, bëhet me dije se kamioni ka qenë duke lëvizur në aksin Fier-Levan kur papritur është mbuluar nga flakët.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse që po përpiqen të shuajnë flakët. Mësohet se kamioni ka qënë i ngarkuar me pije freskuese, të cilat kërcisnin nga flakët, gjë kjo që ka shkaktuar jo pak frikë tek kalimtarët.
Si pasojë e flakëve rruga është bllokuar plotësisht pasi mund të dëmroheshin dhe mjetet e tjera që po kalonin në “Qafën e Koshovicës”.
Nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar pasi edhe shoferi ka dalë në kohë nga mjeti.
Komento
Komente








