Fillimi i vitit të ri shkollor ka gjetur pa përgatitur Drejtorinë Arsimore të Fierit , pasi një klasë e katër në shkollën 9 vjeçare “Naim Frasheri” nuk ka mësuese.
Shkak për këtë është dalja në pension e mësueses ekzistuese.
Sot në klasën e katert “b” ndodhej vetëm psikologia , e cila ishte për kujdestarinë e një fëmije me aftësi të kufizuar.
Të revoltuar nga ky fakt, prindërit shprehen se prisnin të vinte një mësuese e re, por nuk ka ardhur.
Ata thonë se Drejtoria Arsimore ashtu dhe drejtoria e shkollës duhet të kishin marrë masat për të sjellë një mësuese të re dhe jo të lihen në këtë formë fëmijët.
“Mësuesja që e ka marrë që nga klasa e parë deri të në tretë ka dalë në pension. Ka tre muaj që ka dalë në pension. Drejtoresha dhe DAR ka kaq kohë që nuk janë interesuar se me kë do të shkojnë në klasë nxënësit, ne kemi shkuar tek DAR kemi folur me drejtoreshën,kemi kërkuar mësuese por asgjë” shprehet në nga prindërit
Të pyetur në lidhje me problemin, Drejtoria e shkollës nuk jep asnjë përgjigje.
Ndërsa fëmijët janë në pritje deri sa drejtoria e shkollës të kthjellohet për të emëruar një mësues të ri.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO