FIER - Hetimet për zbardhjen e autorëve të grabitjes së argjendarisë së ndodhur në fund të prillit zbardhin dhe grabitjen e 3 kg flori në argjendarinë e lagjes Kongresi i Përmetit ku mbeti i plagosur dhe pronari i tij
Pesë muaj pasi nga grabitja e 3 kg arë dhe plagosja e pronarit të argjendarisë policia arreston grabitësit.
Në sajë të operacionit të koduar “Unaza” u bë e mundur dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më 3 janar 2013 në lagjen “Kongresi Përmetit” të qytetit të Fierit, kur tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në dyqanin e bizhuterisë në pronesi të L. Zotaj, 51 vjeç. Pasi e kanë qëlluar këtë të fundit i kane vjedhur rreth 3 (tre) kilogram flori e më pas janë larguar me një automjet tip fiat të cilin e kanë djegur.
Sipas policisë, autorët e arrestuar janë Niku Dolva, 31 vjec, Moren Rrokaj, 24 vjec, dhe Naim Dyrmishaj, 23 vjec të tre banues ne Fier.
Këta persona u ndaluan më 03.05.2013 si autorë të dyshuar të vjedhjes së argjendarisë së shtetasit Maksim Gjergji më 28 prill në qendër të qytetit të Fierit. Pas hetimeve, policia tha se tre të arrestuarit janë autorë të grabitjes së argjendarisë në lagjen “Kongresi i Përmetit”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com