Fier, ndërpriten 185 lidhje të
paligjshme të ujit, mbi 2500 debitor 

Në kuadër të menaxhimit për ujin e pijshëm në mbarë vendin, edhe Fieri është bërë pjesë e kësaj nisme.
 
Gjatë gjithë kësaj jave në këtë qytet ka vijuar prerja e lidhjeve të paligjshme dhe kontrolli i abuzuesve të cilët shfrytëzojnë ujin e pijshëm për lavazhe dhe për të vaditur.
 
Vetëm në një javë, në qytetin e Fierit janë prerë plot 185 të tilla.
 
Për kontrollin e të gjithë pikave të paligjshme është ngritur nje task-forcë e cila do të inspektojë çdo abonent në të gjithë qytetin.
 
Drejtori i shitjeve në Drejtorin e Ujësjellësit të Fierit thotë se fushata për prerjet e paligjshme do të vazhdojë gjatë gjithë verës.

“Gjatë periudhës së nxehtë dhe pikës së konsumit të ujit, ne jemi në terren me 4 grupe taksforce të shpërndara kryesisht në zonat informate, pasi konsumi dhe shpërdorimi më i madh i ujit është në këto zona. Ne zakonisht çdo javë bëjmë analizën e grupeve të punës dhe zakonisht kemi  20-45 lidhje të jashtëligjshme në çdo javë”, tha Drejtor i shitjes në UKF, Endri Gjikondi.

Ndërkaq në Fier vazhdon të ketë pagesë të ujit në mënyrë afrofe për shkak të mungesës së sahateve. Gjithsesi sipas UKF për këtë problem është në një procedim prokurimi për 3600 matësa, të cilat do të vendosen nga Ujësjellësi dhe do paguhen nga qytetari me këste

“Ne në qytet kemi dhe abonen debitor. Jemi duke u munduar që ti ndërgjegjësojmë këta abonent për të ardhur pranë ndërmarrjes tonë, për të lidhur akt marrëveshje me këste. Në shtator pritet të fillojë aksioni kundër informalitetit dhe debitorëve të ujësjellsave në rang kombëtar. Në jemi të gatshëm që çdo qytetari ti ofrojmë një aktmarrëveshje për ta shlyer me këste detyrimin e tij”, tha Drejtor i shitjes në UKF, Endri Gjikondi.

Në Fier janë gjithsej 2500 debitorë, gjatë muajit shtator do të fillojë aksioni për prerjen e ujit për të gjithë debitorët të cilët kundërshtojnë të paguajnë ujin.

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme

Sekretari amerikan i Shtetit Rubio, vizitë në Panama javën e ardhshme