FIER - Në 9 muaj evidentohen 181 raste të dhunës brenda në familje. Këto të dhëna deklarohen nga Drejtoria e Policisë, Qarku Fier.
 
Statistikat flasin se ka patur mbi 50 raste kërkesë padi për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes të gjykatave të rrethit Fier dhe Lushnjë, por janë evidentuar edhe raste të rënda. Këto fakte pohohen edhe nga Elona Mezini specialiste e Mbrojtjes së të Miturve dhe dhunës në familje.
 
Sipas saj ka patur dy raste të veprës penale të vrasjes së të miturve dhe dy të tjerë për veprën penale shkaktim të vetëvrasjes. Përsa i përket kërkesë padive dhe referimeve rezulton se në 60 raste është bashkëshortja paditësja, në 17 raste është prindi, 10 raste nga fëmija dhe më pak raste të tjera nga vëllai apo motra.
Në krahasim me vitin e kaluar dhuna në familje krahasuar me këtë vit ka një rritje prej 10 %.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)