Të arrestuarit janë: Arjan Myftaraj, 48 vjeç, banues në Patos, Fabion Hodo, 30 vjeç, banues në lagjen “Naftetari” po në Patos, dhe Enton Lika, 44 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë.
Myftaraj u arrestua pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 475 HS, ka lëvizur në sens të kundërt e nuk u është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, dhe pas testit të alkolit rezultoi edhe i dehur.
Ndërsa Hodo u arrestua pasi në aksin rrugor Levan – Fier, në vëndin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Mitsubishi me targa AA 955 FS.
Arrestimi i 44 vjeçarit Lika u bë pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip Fiat me targa AA 449 CR është përplasur me mjetin tip Ford me targa AA 735 FN dhe me pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe nga testi i alkoolit Lika rezultoi në gjendje të dehur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, policia arreston në flagrancë 3 shtetas.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Arjan Myftaraj, 48 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetssi u bë pasi në aksin rrugor Fier, Pasi i është bërë testi i alkolit, ky shtetas rezultoi në gjëndje të dehur.
(Nenet 291, 242 të Kodit Penal).
2.Enton Lika, 44 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip Fiat me targa AA 449 CR është përplasur me mjetin tip Ford me targa AA 735 FN dhe me pas është larguar nga vëndi i aksidentit.
Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale dhe nga testi i alkolit ky shtetas rezultoi në gjëndje të dehur.
(Nenet 291, 273 të Kodit Penal).
3.Fabion Hodo, 30 vjeç, banues në lagjen “Naftetari” Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Levan – Fier, në vëndin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip Mitsubishi me targa AA 955 FS.
(Neni 291 i Kodit Penal)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com