FIER - Asije Krytha, nënë e dy fëmijëve është goditur mbi 9 herë me thikë. Detajet janë zbardhur nga grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e vrasjes së mistershme të 49 vjeçares mbrëmjen e djeshme në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në hyrje të qytetit të Fierit.
Korrepondenti ynë Kristaq Thano informon se mbi viktimën janë gjetur 9 plagë të shkaktuar me mjetin e ftohtë dhe vrasja nuk ka ndodhur pranë shtëpisë së saj, ashtu siç u informua dje por më larg. Kishin qenë banorët e një shtëpie private të cilët pasi kishin dëgjuar klithmat e viktimës kanë dalë jashtë dhe kanë ndihmuar gruan për ta dërguar në spital dhe për të lajmëruar të afërmit. Në orën 13:00 do të zhvillohet ceremonia mortore.
VRASJA ME 12 DHJETOR
Vrasja u raportuar të ketë ndodhur rreth orës 19:00 të në në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në hyrje të qytetit të Fierit. 49-vjeçarja është dërguar menjëherë për në spital, por ka ndërruar jetë në sallën e operacionit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Sipas korrespondentit të Tv A1Report, Asinja Krytha ka qenë duke u kthyer për në banesën e saj, një pallat në lagjen “Kryengritja e Fierit”. Për shkak të orës së vonë zona ka qenë e pandriçuar. Policia po heton për të zbardhur motivet dhe autorët (apo autorin) e këtij krimi. Një nga pistat e hetimit është dhe ajo e grabitjes.
ASIJA NENE E DY FËMIJËVE
49-vjeçarja prej disa vitesh ishte e divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe është nënë e dy fëmijëve. Sipas informacioneve nga banorët e lagjes, Asinja nuk ka pasur asnjë konflikt në zonën ku banonte. Nuk ka as informacion për konflikte pas divorcit, pasi kishte vite e ndarë nga bashkëshorti. Fqinjët e saj tregojnë për mikrofonin e A1Report se 49-vjeçarja punonte në biznesit e vëllait të saj.
Kohët e fundit, dhuna dhe vrasjet ndaj grave, janë bërë shqetësuese. Gjatë ditës së djeshme një 28-vjeçare, nga qyteti i Korçës, ra pre e dhunës së bashkëshortit të saj. 28-vjeçarja në muajin e 4 të shtatzënisë u rrah me dru nga bashkëshorti i saj në pjesë të ndryshme të trupit dhe kokës. R.Iljaz pas plagëve të marra iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale ndërsa dhe fëmija ishte jashtë rrezikut për jetën.
Në qytetin e Vlorës, disa ditë më parë dhuna rezultoi fatale për 34-vjeçaren e cila ndërroi jetë pasi bashkëshorti e qëlloi me sqepar. 34-vjeçarja ishte në muajin e 6 të shtatzënisë dhe priste fëmijën e tretë.
(Lajmi u publikua më 19: 51 të 12 dhjetorit 2012, dhe u përditësua në orën 12:47, 13 dhjetor, 2012)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Profilet e 23 femrave të vrara në 2012