Fier, nëna me 2 fëmijë të
sëmurë jeton në stallën e kuajve

Fier, nëna me 2 fëmijë të<br />sëmurë jeton në stallën e kuajve
FIER - Një familje në një fshat të Fierit jeton në një varfëri te tejskajshme në një stallë kuajsh. Lindita Maloku është një grua e divorcuar dhe jeton në këto kushte ekstreme bashkë me dy fëmijët e saj, 13 dhe 16 vjeç.

Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë "banesë" që duket sikur do shembet nga moment në moment e ka vetëm një krevat të vjetër dhe një dollap për ato pak ushqime që Lindita siguron për të vegjlit e saj.

Në këtë godinë që përdorej për strehimin e kujve sot jetohet nga një familje në kushte gati mesjetare, ndërsa në dimër gjendja e tyre vështirësohet edhe me shumë.

Por, drama nuk ka mbaruar ende për këtë familje, pasi të ardhurat e vetme mujore janë vetëm 3800 lekë, që ata marrin si ndihmë sociale nga komuna. Të dy fëmijët janë të sëmurë dhe kërkojnë mjekim të vazhdueshëm, ç'ka për Linditën është kthyer në një mision të pamundur.

Familja Maloku i bën apel për ndihmë, instancave shtetëore, locale, apo edhe biznesit, për ti ndihmuar sado për të jetuar edhe ata një jetë brenda normave si moshatarët e tyre.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën

Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për fundjavën