FIER- Në qytetin e Fierit ka nisur ndërtimi i një terminali për transportin urban dhe interurban. Me një sipërfaqe 25 mijë metra katror, ky terminal pritet të jetë më i madhi në vendin tonë dhe i pari i këtij lloji. Po ndërtohet në rrugën nacionale të unazës përballë autogrillës, me një kosto që kap shifrën rreth 1 milion euro.

Sipas kryetarit të bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj, ky terminal është projektuar nga bashkia e këtij qyteti, me financim privat dhe i miratuar nga këshilli bashkiak. Zeqaj thotë se ndërtimi i këtij terminali modern do të sjellë një frymëmarrje të re në trafikun që krijohet nga transporti urban brenda qytetit.
 
Në qytetin e Fierit funksionojnë rreth 30 autobusë, kryesisht të linjës Fier-Tiranë, të cilët do të përqendrohen në këtë terminal, që pritet të inaugurohet pas 3 muajsh.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)