Klevi Metaj një i ri 22-vjeçar i diplomuar këtë vit në Fakultetin e Drejtësisë, u bë simbol i protestës së djeshme kur fotot e tij i lidhur me pranga në kangjellat e ministrisë së Arsimit dhe me fytyrë të përgjakur, bënë xhiron e rrjeteve.

Klevi Meta, i prangosur në hekurat e Ministrisë së Arsimit
Me origjinë nga Gjirokastra, nënën gazetare, dhe babanë ish-shef të policisë Kufitare në Kakavijë, ai u përlesh me 6 efektivë të policisë gjatë tubimit pranë ministrisë kur unifromat blu ndërhynë për të shpërndarë protestën, pasi manifestuesit kishin hedhur molotovë e gurë drejt godinës.
I gjakosur, ai u shoqërua me furgon policie. Ndërsa për lëndimet në protestë, mori trajtim në spital.
Në rrjete mbështetësit e protestës e konsideruan të riun si heroin e ditës, simbol të qëndresës, ndërsa pamjet e përleshjes së tij me policinë provokuan debate mbi përdorimin e forcës.



Komente
Komento