FIER - Prej tre muajsh Bashkia e Fierit është ndeshur me probleme sa i takon shpërndarjes së pagave dhe ndihmës ekonomike për shtresat në nevojë.

Sindikata e bashkuar e Qarkut Fier kërkon që qeveria të ndërhyjë urgjentisht për ta zgjidhur këtë problem. Në të kundërtën paralajmëron ai, e vetmja zgjidhje mbetet kalimi në protesta.

“Dy ndërmarrje, siçështë ndërmarrja, si është e pastrimit dhe e gjelbërimit të qyteti të Fierit nuk kanë marrë rrogat megjithëse kanë kaluar rreth 12 ditë. Kjo vjen si rezultat i një bllokimi financiar..Megjithëse ka dalë një VKM për dhënien e një shpërblimi me rastin e fundvitit është i pazbatueshëm mbasi ka një mungesë fondesh. E vetmja zgjidhje nga ana jonë është protesta sepse sindikata jonë nuk ka çfarë bën tjetër. Jemi duke komunikuar me institucionet, kërkojmë që të paktën të jepen pagat para afatit të krishtlindjeve. Më tej situate është tepër shqetësuese”, u shpreh Agron Koçiu, kryetar i Sindikatës së Bashkuar.

Invalidët dhe një sërë shtresash të tjera në nevojë rezulton të mos kenë marrë pagesat prej dy muajsh.

(Gre.M/Shqiptarja.com)