Fier, nxori inerte në shtratin e lumit Vjosë, nis hetimi për administratorin e një kompanie ndërtimi, gjobitet edhe me 1 mln lekë

Fier, nxori inerte në shtratin e lumit Vjosë, nis hetimi për administratorin e një kompanie ndërtimi, gjobitet edhe me 1 mln lekë

Administratori i një shoqërie ndërtimi është proceduar penalisht pasi ka nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e lumit Vjosa.  Sipas policisë, 48-vjeçari me iniciale K.K  akuzohet për "Shpërdorimi i tokës" dhe "Fshehja e të ardhurave", ndërsa nga IKMT është gjobitur në masën e 1.000.000 lekëve.

"Ky shtetas me detyrë administrator në një shoqëri ndërtimi, ka shfrytëzuar në mënyrë jo të ligjshme, me mjetet e shoqërisë së tij, shtratin e lumit Vjosë, duke nxjerrë sasi të mëdha inertesh në shtratin e këtij lumi", thuhet në njoftim.

Policia e Shtetit dhe IKMT i bëjnë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit.

 Report Tv ka ndjekur me vëmendje të veçantë situatën që paraqitet në lumenjtë e vendit, mes tyre atë të Tiranës dhe deri në grykëderdhjen e Erzenit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja