Fier, opozita me 11 deputetë
s'ka ndikim Dritan Prifti

Fier, opozita me 11 deputetë<br />s'ka ndikim Dritan Prifti
FIER - Zgjedhjet në qarkun e Fierit, ndonëse një zonë krejtësisht e majtë, kanë qënë një surprizë, për vetë faktin se beteja elektorale në këtë qark ka qënë e ndarë mes shumë aktorësh politikë. Kështu mendohej se ish-deputeti i LSI Dritan Prifti që garonte si kandidat i pavarur pa mbështetjen e asnjërës prej partive do të dëmtonte me votat që do të merrte, të majtët apo boshtin strategjik opozitar PS-LSI.

Por ajo që u pa qartë në tabelën e rezultateve në fund të numërimit mbasditen e sotme nuk e dëmtoi aspak opozitën. Pasi opozita e bashkuar tashmë ka marrë11 mandatet, ndërkohë që e djathta ka marrë 5 mandate.

Ndërsa vetë Priftit i duheshin më shumë se tre mijë vota për të marrë mandatin. Ndërkohë që PDIU e Idrizit merr dhe ajo një mandat deputeti, duke shënuar deri më tani për herë të parë marrjen e një deputeti në këtë qark në mënyrë direkt.

Nga ana tjetër PS ka marrë 9 mandate deputeti , pikërisht aq sa kishte në zgjedhjet e kaluara, ndërsa LSI merr dy mandate deputeti nga një mandat që kishte sesionin e kaluar parlamentar.

Ndërkohë që partitë e tjera si të majta përfshirë PDS, PSD, por dhe parti të tjera nuk marrin asnjë mandat. Këtu bën përjashtim PSV 91 e Petro Koçit që për 250 vota mund të merrte një mandat deputeti.
 
QARKU FIER (16 MANDATE)
 
PS 9 MANDATE

1.Gramoz Ruçi
2.Erion Braçe
3.Eglantina Gjermeni
4.Ilirjan Celibashi
5.Armando Subashi
6.Arben Çuko
7.Piro Lutaj
8.Majlinda Bufi
9.Ervin Koçi
 
LSI 2 MANDATE

1.Petrit Vasili
2.Robert Bitri
 
PD 4 MANDATE

1.Sokol Olldashi
2.Mesila Doda
3.Kosma Dashi
4.Shpëtim Idrizi
 
PDIU 1 MANDAT

1.Omer Mamo

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print)25.06.2013
 
Redaksia Online
(e.s/b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë