Një 30-vjeçar nga Levani ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet gjatë kohës që po kalonte në këmbë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër. Mësohet se Përparim Shehu është goditur nga mjeti tip Benz me targa AA 008 KY mesditën e sotme në qendër të Levanit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Ndërkohë është shoqëruar në komisariat drejtuesi i makinës tip Benz, ndërsa viktima është dërguar në morgun e spitalit të Fierit.
Aksidenti ka bllokuar qarkullimin për minuta të tëra në këtë segment rrugor.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com