FIER- Dy pronarë të një servisi në Fier kanë rënë në pranga pasi shpërndanin certifikata false për errësimin e xhamave të makinave. Bëhet fjalë për Vilson Duleviçin dhe Xhoniard Aliun dhe të dy ishin pronarë të 2 bizneseve me të njëjtin aktivitet tregtar.
Si pjesë e skemës së shpërndarjes së këtyre certifikatave false në bashkëpunim me dy pronarët, janë pezulluar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier 4 persona, konkretisht, Reans Stavre, Ibrahim Nallbani, Mariglen Myrtaj dhe Dervish Xhulaj.
Policia nënvizon se 4 punonjësit janë pezulluar në saj të shpërdorimit të detyrës.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se Vilson Duleviçit dhe Xhoniard Aliu përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Fier, duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?
-
Qeveria
70.6%
-
Opozita
18.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 868
Lajme të tjera
-
Shtyhet për të tretën herë seanca për inceneratorin e Fierit, shkak u bë mosnjoftimi i disa të pandehurve
1 Shkurt, 12:05
-
Shiste kokainë në Lushnjë, në pranga 39-vjeçari! Nën hetim 10 të tjerë, sekuestrohen 900 mijë lekë dhe 1 automjet
1 Shkurt, 09:46
-
Mësuesit e Roskovecit 5 muaj pa marrë pagesën e transportit! Sindikata e Arsimit: Nisim grevën nëse ministrja s’na jep përgjigje! Pezullojmë mësimin
30 Janar, 13:43
-
Të vendosura nga grupe kriminale për të vëzhguar policinë, sekuestrohen 20 kamera 'spiune' në Fier dhe Lushnjë, 5 persona nën hetim (VIDEO)
29 Janar, 09:45
-
Sherr në mes të qytetit të Fierit, 29-vjeçari godet me kaçavidë 40-vjeçarin! Çfarë u gjet në vendngjarje
28 Janar, 20:06
-
Alibeaj ’nuk heq dorë’! Prezanton 2 kandidaturat për Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Patosit! PD e Berishës i del kundër (EMRAT)
28 Janar, 09:17
-
VIDEO/ 12 ditë dhe asnjë gjurmë nga Mateo Lika! Mister fati i 26-vjeçarit që dyshohet se ra në lumin Seman në Fier, vijojnë kërkimet
27 Janar, 11:21
-
Doli për të peshkuar 3 ditë më parë, gjendet i mbytur 78-vjeçari nga Fieri
27 Janar, 09:37
-
Bylis parakalon klubet e tjera, prezanton Mevlan Adilin
26 Janar, 15:30
-
Aksident dhe kokainë në makinë, 2 të arrestuar në Fier! Ngacmoi seksualisht një të mitur, në pranga 54-vjeçari në Lushnjë
26 Janar, 10:56
-
Fier/ Doli nga shtëpia për të peshkuar në det, 78-vjeçari nuk kthehet më! I biri kallëzim në polici: Mund të jetë mbytur në det
26 Janar, 09:00
-
Fermerët në Fier mbështesin nisëm e Braçes që grumbulluesit t’i paguajnë brenda 60 ditëve: Gjë shumë e mirë, të realizohet
25 Janar, 16:56