Një zjarr i fuqishëm i cili ka rënë sot në kodrat e Levanit në Fier, është shuar pas 3 orësh që ishte aktiv.
Zjarri i fikur në Levan ka shkaktuar dëme të shumta, pasi ka djegur rreth 5000 rrënjë ullinjë dhe 16 ha me shkurre dhe ullishte.
Zjarri ishte afruar pranë rrugës nacionale Fier Vlorë dhe krijoi vështirësi në qarkullimin e makinave duke rënduar trafikun në aksin Levan Fier.
Zjarri u favorizua nga era e fuqishme, por në ndihmë erdhën FNSH, ushtria dhe zjarrëfikësja të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve, si edhe që flakët të mos arrijnë në banesat aty pranë.
Nuk dihet ende shkaku i zjarrit që po rrezikon Levanin.
/Shqiptarja.com

VIDEO
shuhet zjarri në Levan">