FIER - Pas transmetimit në televizionin e 'A1 Report' të gjendjes së vështirë të një familjeje në Fier ka ardhur edhe reagimi i Shërbimit Social Shtetëror.

Familja e varfër nuk ishte pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, ndërsa tashmë kanë nisur procedurat për ta përfituar mbështetjen sociale. 

Në një kohë kur shumë familje janë bërë pjese e skemës së ndihmës ekonomine në mënyrë abuzive, një familje nga Fieri në vështirësi të madhe ekonomike ishte përjashtuar nga kjo skemë.

Kamera e 'A1 Report' dëshmoi gjendjen e mjerueshme në të cilën jetonte familaj e Feruze Rukos me 5 anëtarë, ku njëri prej fëmijëve ishte me të meta mendore. I menjëherëshmë ka qenë edhe reagimi i Sherbimit Social Shteteror. Pas një vizite në këtë familje, ky shërbim ka faktuar gjendjen e vështirë dhe ka nisur procedurat për përfshirjen e saj në skenën e ndihmës ekonomike.

Sipas Shërbimit Social Shtetëror të ardhurat familjare janë vetëm prej Personat me aftësi të Kufizuara të njërit prej djemve të zonjës Feruze.

Një kërkesë tjetër e gruas ishte edhe zhvendosja e djalit tjetër nga shtëpia dhe trajtimi i tij në Spitalin Psikiatrik Vlorë, një çështje për të cilën burime nga Shërbimi Social Shtetëror po punohet me qëllim sistemimin e tij në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.   

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)