Fier, Peleshi inspekton punimet:
Transformim rrënjësor i qytetit 

Fier, Peleshi inspekton punimet:<br />Transformim rrënjësor i qytetit 
Zëvendëskryeministri Peleshi i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Fierit ka parë nga afër projektet e Rilindjes Urbane në këtë Bashki.
 
Rikonstruksioni i rrugës "Mujo Ulqinaku" dhe rehabilitimi i fasadave të saj, rikonstruksioni i bulevardit "Jakov Xoxa", rikualifikimi urban i rrugës "Muharrem Agolli" (Pedonales së qytetit), apo projekte të tjera në arsim, terrene sportive dhe gjelbërim, kanë transformuar rrënjësisht këtë Bashki në 3 vitet e fundit.
 
Peleshi u ndal në projektin e radhës që është duke u realizuar në një nga pikat qendrore të qytetit e cila deri para pak muajsh, ishte një zonë e zaptuar nga ndërtimet pa leje dhe nga kaosi urban. Bëhet fjalë për parkun qendror të qytetit dhe zgjatimin e tij në rrugën Xoxi Andoni e cila rikualifikon rreth 2.3 ha sipërfaqe urbane dhe synon të zgjojë zhvillimin ekonomik, mjedisor dhe kulturor të qytetit të Fierit.
 
[gallery]21173[/gallery]

Pjesë e projektit është ndërtimi i një parku të madh urban, me gjelbërim të ulët, të mesëm dhe të lartë, unifikimin e fasadave dhe elementëve të tjerë rekreative dhe kulturorë atje.
 
“Një zonë në qendër të qytetit, e pushtuar nga pisllëku dhe ndërtimet kaotike, e kthyer në një qendër të frikshme, kthehet tani në mushkërinë e gjelbër të qytetit, në pjesa më e bukur e qytetit të Fierit. Është simboli sesi përmes punës dhe projektimit, arrijmë ti kthejmë fizionominë qytetare qyteteve tona. Fieri në një vit e gjysmë është transformuar totalisht, ka marrë tiparet e një qyteti që nxiton drejt standardit europian”, tha Peleshi
 
Zëvendëskryeministri u ndal gjithashtu edhe në fshatin Libofshë, ku inspektoi rrugën rurale që lidh fshatrat Agim, Ndernenas, Hasturakas, Libofshe. Ky është një tjetër investim prej rreth 300 milion lekësh në këtë Bashki, që u shërben 3500 banorëve.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)