Fier, pensionistja pastronte
milionat e drogës të së birit
FOTO/Hamzaraj tregtonte kokaine

Fier, pensionistja pastronte<br />milionat e drogës të së birit<br />FOTO/Hamzaraj tregtonte kokaine
FIER – Një pensioniste 62-vjeçare nga Fieri, Teferi Hamzaraj, ka rezultuar milionere në prona dhe me disa depozita bankare, falë aktivitetit kriminal të djalit të saj Fatos Hamzaraj, tashmë i arrestuar në Londër dhe i dënuar me 12 vjet burg.
 
Faktin e ka bërë të njohur, prokuroria e Fierit, e cila ka arritur të zbulojë aktivitetin kriminal të pastrimit të parave ndërmjet të arrestuarit në Londër dhe familjarëve të tij në Fier, nënës dhe vëllezërve.
 
Dërgesat e tij të parave tërhiqeshin nga e ëma pensioniste, e cila në mënyrë të pajustifikuar, rezulton pronare e një pike karburanti, lokali, palestre, apartamenti, që janë në përdorim nga djemtë e tjerë të saj, Pëllumb dhe Arsen Hamzaraj.
 
Pensionistja Teferi Hamzaraj kishte gjithshtu disa llogari bankare në tre banka të ndryshme nëpërmjet të cilave janë qarkulluar shuma në disa qindra mijëra euro të depozituara nga bashkëpunëtorët e djalit të saj.
 
Në përfundim të hetimeve, prokuroria e Fierit ka kërkuar të  gjykohen për “pastrimin e parave nga aktiviteti kriminal, 62 vjeçaren Teferi Hamzaraj dhe dy djemtë e saj, Arsen Hamzaraj, 37 vjeç dhe Tani (Pullumb) Hamzaraj, 33 vjeç.
 
PASURIA E TEFERI HAMZARAJT DHE DJEMVE TE SAJ
 
Sipas të dhënave nga prokuroria, nëna me djemtë e saj, me paratë e përftuara prej  veprimtarisë kriminale, kanë ngritur një karburant, një bar, një palestër dhe një lavazh në fshatin Cakran të Fierit.
 
Vlera e investimit të tyre në kohën e ndërtimit, referuar aktit të ekspertimit është 23 635 314 lekë (njezet e tre milionë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë e treqind e katërmbëdhjetë lekë). Po ashtu, rezulton se Teferi Hamzaraj ka blerë një apartament në qytetin e Fierit në një shumë monetare prej 48.000 euro.
 
HETIMI I PROKURORISË SHQIPTARE
 
Prokuroria e Fierit bën të ditur se “nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezulton se të pandehurit Arsen Hamzaraj, Pullumb (Tani Hamzaraj) dhe Teferi Hamzaraj janë familjarë të shtetasit Fatos Hamzaraj (i akuzuar në shtetin anglez për vepra penale të furnizimit të drogave të Klasit A dhe C), kanë kryer veprime aktive, që konsistojnë në investimin e lekëve që dihet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale në zhvendosjen e pronësisë së aktiviteteve tregtare, në blerje të pasurisë së paluajtshme apartament, në krijimin e depozitave rrjedhese apo me afat, duke mbuluar origjinën e këtyre produkteve.
 
Nga hetimi në lidhje me këtë procedim, rezulton se transfertat bankare me dërgues Fatos dhe Arsen Hamzaraj kanë si përfitues të pandehurën Teferi Hamzaraj dhe kjo e fundit ka kryer riciklimin e tyre në mënyra të ndryshme,  si krijim të depozitave bankare, tërheqje të lekëve për blerje makine, mobilim shtëpie, dërgime të lekëve që dihet se rrjedhin nga nje krim nga Shqiperia në Itali.
 
Të gjitha këto transaksione, duke i vlerësuar në raport me personin që i ka kryer, janë të pajustifikuara ekonomikisht dhe si të tilla janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit Fatos Hamzaraj.
 
ANGLI, FATOS HAMZARAJ ARRESTOHET ME SASI TE MEDHA HEROINE
 
Nga Agjensia e Krimeve të Rënda (SOCA) në Angli bëhet e ditur se shtetasi Fatos Hamzaraj është arrestuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe i janë sekuestruar sasi të mëdha heroine.
 
Fatos Hamzaraj, gjatë qëndrimit të tij në Angli vazhdimisht ka kryer vepra penale prej të cilave kanë rrjedhur produkte dhe janë dërguar apo sjellë prej tij në Shqiperi me qëllim investimin e tyre dhe futjen në qarkullimin legal prej familjarëve, nënës së tij dhe vëllezërve Arsen e Tani Hamzaraj.
 
Rezulton që transfertat bankare dhe investimi i kryer nga familjarët e tij janë kryer në kohë përpara dhe gjatë kohës që shtetasi Fatos Hamzaraj të arrestohej nga Anglia, për zotërim të drogave të klasit A dhe C dhe lidhen drejtpërdrejt me krijimin e të ardhurave nga aktiviteti kriminal.
 
Fatos Hamzaraj ka kryer derdhje të lekëve në llogari të shtetasit Arsen Hamzaraj dhe Teferi Hamzaraj të cilët janë vëllai dhe nëna e tij e ndodhen në Shqiperi. Po ashtu nga aktet e administruara rezulton se shtetasi Fatos Hamzaraj, një pjesë të lekëve e ka sjelle “Cash” në Shqipëri, vetë ose nëpërmjet shokëve të tij.
 

KUSH ESHTE FATOS HAMZARAJ

Më 14 maj 2013 BBC shkruan për dënimin me burg të një bande prej 7 anëtarësh e cila merrej me shpërndarjen e kokainës, në Swindon, në jug perëndim të Anglisë. Fatos Hamzaraj, i cili jetonte në këtë qytet ishte drejtuesi i bandës. Droga e klasit A hynte në qytetin britanik e fshehur në makina.
BBC njofton se Gjykata e Bristol Crown dënoi me 12 vjet burg Fatos Hamzaraj, ndërsa   anëtarët e tjerë u dënuan me nga 8 vjet deri në 20 muaj. Sipas gjykatësve ata ishin banda që bënte shpërndarjen më të madhe të kokainës gjatë vitit 2011 në Swindon.
Sipas policisë britanike vlera e kokainës së sekuestruar kapte 250 mijë paund, por një pjesë e kokainës së sekuestruar ishte 97% e pastër, (puro kokainë) ç'ka tregon se dhe fitimet ishin shumë më të larta. 4 persona të tjerë që kishin lidhje me këtë bandë u dënuan në 2011.

Anëtarët e bandës janë 
Fatos Hamzaraj, 31 vjec i dënuar me 12 vjet burg 
Guglielmo Rossi 29 vjeç i dënuar me 6 vjet burg
Paul Boulton, 29 vjeç i dënuar me 8 vjet burg
Michael Crossley, 28 vjeç, i dënuar me 4 vjet burg
Jack Bowen Jones, 21 vjeç, i dënuar me 3 vjet burg
Paul Matthew Bunney, 33 vjeç, i dënuar me 20 muaj burg
Christopher Hemming, 33 vjeç i dënuar me 6 vjet burg
 
Fatos Hamzaraj dhe banda e tij
 
(Foto: Banda e Kokaines, ne krye (nga e majta) Hamzaraj, me pas vijne Guglielmo Rossi, Paul Boulton, Michael Crossley, Jack Bowen Jones, Paul Matthew Bunney, Christopher Hemming)
 

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it