FIER – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Agim i Libofshës.
Aksidenti ka ndodhur pas përplasjes ndërmjet dy motorave. Fatkeqësisht një nga drejtuesit ka humbur jetën.
Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është 28-vjeçari Zamir Lushaku nga fshati Vanaj.
Ndërkohë që drejtuesi i motorit tjetër me iniciale E. M 20 vjeç dhe pasagjeri me inicialet V.D, 22 vjeç i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikal. Pas përfundimit të operacionit burime nga spitali i Fierit bëjnë me dije se ata ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Policia e Fierit pasi ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur edhe një hetim për të zbardhur shkaqet e aksidentit që solli vdekjen e 28-vjeçarit Lushaku.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO