Një plagosje u shënua mesditën e sotme në fshatin Fermë Çlirim, të Fierit. Mësohet se Mevlud Hasa është plagosur nga bashkëfshatari i tij.

27 vjeçari është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për arrestimin e autorit Gentjan Vrenozi po 27 vjeç.

Lajmi ne perditesim...