Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Komisariatin e Policisë së Fierit aty ku një efektiv policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.  

Efektivi që ka humbur jetën është Kastriot Fafa. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen, duke sqaruar se Fafa është gjetur pa shenja jete brenda në komisariat, ndërsa i është gjetur një plagë në trup e dyshuar nga armë zjarri. Nuk dihen ende motivet motivet që çuan efektivin e policisë drejt aktit të vetëflijimit.  


Makina e policit Kastriot Fafa

Njoftimi i Policisë së Fierit: 

Fier

Informacion paraprak

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.6 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 
Kastriot Fafa