FIER - Njëzet e katër orë pas vrasjes së biznesmenit Naim Suli në Fier policia deklaroi sot se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim si autorë të krimit 3 persona. Ata janë Gëzim Sulo 49 vjeç dhe dy djemtë e tij Ervis dhe Endri Sulo, përkatësisht 22 dhe 20 vjeç.

Policia ka vendosur një shpërblim prej 500 mijë lekësh për këdo që informon për vendndodhjen e tre pjestarëve të familjes Sulo nga Fieri, dhe vë në dispozicion numrin e telefonit 0694107329. Ende nuk ka bërë të ditur motivet e vrasjes.

46-vjeçari Naim Suli bashkëpronar i një pike karburanti u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme (10 nëntor) rreth orës 21:00 pranë vilës ku banonte së bashku me 3 vëllezërit e tij. Biznesmeni u ekzekutua sapo doli nga makina për të hyrë në banesë, një vilë trekatëshe në lagjen "Liri".

neim suli
(Në foto, Naim Suli)

Sipas të dhënave të korrespondentit të A1 Report, Kristaq Thano para derës së shtëpisë u gjetën disa gëzhoja automatiku dhe pistolete.

Biznesmeni Naim Sulai ishte vëllai më i vogël i familjes dhe së bashku me 3 vëllezërit e tij, që banojnë në vilën 3-katëshe, kishte në pronësi një pikë karburanti në Patos. Ndërkohë që personat e dyshuar si autorë të vrasjes ishin pronarë të një servisi ngjitur me banesën e viktimës.

Një pistë hetime mendohet të jetë ajo e një konflikti pronësie mes dy familjeve.

(Lajmi u publikua fillimisht më 21:19 të 10 nëntorit dhe u përditësua në orën 19: 21, 11 nentor)

(eç/r.d/shqiptarja.com)