FIER-Janë plot 274 dosje të fëmijëve me prindër të divorcuar që janë të arkivuara në zyrën përmbarimore Fier prej vitesh, teksa fëmijët presin të përfitojnë ndihmën ekonomike të prindërve të tyre.
Në ambientet e këtij institucioni është publikuar edhe lista, ndërsa askush nuk jep përgjigje nëse fëmijët do ta marrin një ditë atë çka u takon.
Këto vendime, kanë përcaktuar qartë dhe saktë kujdestarinë prindërore të njërit prej prindërve, detyrimet, takime të fëmijës nga prindi me të cilin fëmija nuk bashkëjeton, por edhe vendimin për pension ushqimor i cili nuk paguhet nga prindërit për fëmijët e tyre.
Sipas psikologes, Esmeralda Dimo, shumica e prindërve pas procesit të divorcit janë larguar nga Shqipëria dhe është vështirë për tu gjetur adresa.
Rastet më të theksuara thotë Dimo janë në zonat rurale ku problematikat janë më të thella.
“Rastet kur pensioni ushqimor pas divorcit të prindërve nuk jepet nga njëri apo nga tjetri prind janë shtuar kohët e fundit dhe kjo ka shumë arsye. Një nga arsyet është fakti se në zonat rurale martohen shumë të rinj dhe në rastet e divorcit këta persona krijojnë një martesë të dytë duke mos u interesuar më për fëmijët që kanë pasur nga familjet e para. Dhe rrjedhimisht kjo prek më shumë fëmijët të cilët duke mos marrë pensionin ushqimor detyrohen të lënë shkollat dhe të mos vazhdojnë angazhimet si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Gra të cilat nuk marrin pension ushqimor nga bashkëshortët detyrohen që në një pjesë të rasteve të emigrojnë jashtë Shqipërisë”, tha Esmeralda Dimo.
Lënia e fëmijës pa kujdes prindëror dhe pa ndihmë ekonomike është një plagë e pashërueshme dhe e rrezikshme pasi kjo sjell një punësim të fëmijëve në moshë të vogël, sidomos për djemtë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.9%
-
Gafë
48%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat ndaj Majkos, Koçi në Report Tv: Berisha ka strategji shpifjen! S’ka shanse të vijë në pushtet, partitë e reja një ‘kor’ me të
9 Janar, 19:00
-
Homazhet për Jimmy Carter bëjnë bashkë rivalë dhe ish-aleatë! Trump përkrah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij
9 Janar, 18:58
-
Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA
9 Janar, 18:40
-
Poli Hoxha: Nuk mendoj se Rama merr më shumë se 68 mandate! Nëse bashkohen, partitë e vogla marrin 30%, Berisha duhet të bëhet ‘qingj’
9 Janar, 18:31
-
Kuçana për REPORT TV: Luftën s’e kemi as me Bashën dhe as me Shehajn, s'i besoj sondazhit
9 Janar, 18:23
-
Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)
9 Janar, 18:19
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kaloj Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Rreth njëzet arrestime për plaçkitje në Los Anxhelos
9 Janar, 18:08
-
Dibër/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe 3 pasagjerët
9 Janar, 17:57
-
Biden do t’i drejtohet kombit për zjarret në Los Anxhelos
9 Janar, 17:46
-
‘Hesapet’ me drejtësinë greke, bokseri shqiptar Florian Marku arrestohet sërish në Londër! Pritet ekstradimi
9 Janar, 17:44
-
iute merr licencë në BE
9 Janar, 17:36