FIER-Rreth 40 nxënës të një shkollë 9-vjeçare në Fier janë të detyruar të ecin 8 kilometra në ditë në këmbë për të ndjekur mësimin pasi rruga është bërë e pakalueshme nga furgonët.
 
Nxënësit e fshatit Kreshpan në njësinë administrative Cakran të Fierit për të shkuar në shkolle përballen me një rrugë të mbuluar me gropa, problem që bëhet më i dukshëm në ditët me shi. 
 
Prej disa ditësh furgonët që transportonin fëmijët kanë refuzuar të kalojnë në rrugën e prishur duke i lënë nxënësit në mëshirë të fatit.
 
Prindërit e fëmijëve kërkojnë që rruga të rikonstruktohet sa më parë  pasi nuk kane mundësi financiare që t’i dërgojnë atë në shkollë nëpërmjet transportit privat.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com