Fier, protestë ndaj Agimit të
Artë, qentë i veshin flamurin grek

Fier, protestë ndaj Agimit të<br />Artë, qentë i veshin flamurin grek
FIER- Disa banorë të qytetit të Fierit protestuan sot në qendër si reagim ndaj deklaratave të "Agimit të Artë“ bërë të dielën në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës që u zhvillua në Himarë.

Protestuesit kanë veshur dy qenë me flamurin grek si dhe kanë shkruar parrulla fyese në mure kundër Agimit të Artë. Përfaqësues të kësaj shoqate kanë bërë thirrje ndaj shtetit shqiptar dhe qytetarëve që reagojnë ndaj këtij skandali sic e quajnë ata, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet e oragnizatës neonaziste "Agimi i Artë" se nuk do të largohen nga Himara pa e çliruar. 
 
“Fashistët grekë vijnë në Himarë e bëjnë ligjin në shtetin shqiptar, nxjerrin priftërinjtë jashtë. Shteti, populli, shqiptarët të protestojnë në të gjitha mënyrat për tradhëtinë e hapur që bëhet ndaj kombit e territorit. Dhe policia e Hiramës të vihet para bankës së të akuzuarve sepse i ka toleruar ndërkohë që ne na çojnë në bankën ë të akuzuarve për cështjen kombëtare”- tha një protestues.

Rreth 12 protesues u shoqëruan në polici. Dy ditë më parë, në trevjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës, të riut himaroit që u përplas nga një makinë teksa udhëtonte me motor përfaqësues të partisë naziste greke, Agimi i Artë, mbajtën dhe një fjalim të ashpër. Kristoforos Tsankas deklaroi te varri i Gumës, se nuk ishin në Himarë për të ikur, por për të luftuar deri në çlirimin e saj.

protesta ne fier kunder agimit te arte

protesta ne fier kunder agimit te arte
(Foto: Protesta sot paradite ne Fier)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator