Fier,qytetarët paguanin,punonjësit e
postës morën për vete 4.3 mln lekë

FIER - Seksioni kundër krimit ekonomik financiar në qarkun e Fierit ka nisut procedim në gjendje të lirë për dy punonjës së Postës Shqiptare për vjedhjen e 4.357.623 milionë lekëve të cilat i kanë marrë nga abonentët nëpërmjet faturave të energjisë elektrike dhe nuk i kanë derdhur në arkën e Postës.

Një nga të proceduarit penal është 38-vjeçari Hysen.S , i cili ka rezultuar se gjatë periudhës që ka qënë punonjës i Filialit të Postës Shqiptare, zyra Ballsh, deri në muajin mars të vitit 2014, dyshohet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën një shume prej 3.050.346 lekë të reja, të cilat i ka marrë nga abonentët nëpërmjet faturave të energjisë elektrike dhe nuk i ka derdhur në arkën e Postës.
 
Ndërkohë që në të njëjtën mënyrë ka përfituar 1.307.277 Lekë edhe 38-vjeçar T.D. Sipas policisë gjatë periudhës që ka qenë punonjës i Filialit të Postës Shqiptare, zyra Verri, deri me datë 29.10.2010, dyshohet se ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën një shumë prej 1.307.277 Lekë të reja.
 
Mëssohet se materialet për të dy punonjësit i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)