Pluhuri që pushton ambientin gjatë lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor nacional Fier-Roskovec e ka kthyer këtë zonë në një nga më të ndoturat gjatë kësaj vere. Shkak i kësaj gjendje janë bërë punimet e lëna përgjysmë që po krydheshin në këtë aks. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve pohojnë vështirësitë që hasin gjatë kalimit në këtë aks plot me gropa dhe kërkojnë mbylljen e punimeve, të cilat kanë nisur që në maj të vitit 2013.