FIER - Rritja e çmimit të ujit të pijshëm nga ujësjellës-kanalizimet Fier ka shkaktuar polemika midis kreut të grupit të këshilltarëve të djathtë të Bashkisë Fier dhe drejtorit të Ujësjellësit, Salarjan Toto.
Vasil Ndreko, kreu i i të djathtëve në Këshillin Bashkiak Fier, ka shprehur kundërshtimin e vendimit të shoqërisë aksioniere të ujësjellësit Fier për rritjen e çmimit të ujit për konsumatorët. Rritja e çmimit të ujit prej 25% nga ujësjellësi i Fierit, sipas Ndrekos, nuk ka mbështetje ligjore dhe miratimin e Këshillit të Bashkisë ndërkohë që rëndon më shumë në xhepat e konsumatorëve.
Lidhur me këtë akuzë ka reaguar drejtori i i Ujësjellësit, Salarjan Totaj. Sipas tij, rritja e çmimit të ujit në Fier nuk është 25 %, por 10%. Sipas tij, kjo rritje është kryer konform procedurave ligjore dhe miratimit të Entit Rregullues të Ujit. Rritja e çmimit është argumentuar me rritjen e shërbimit dhe të investimeve në këtë shoqëri.
Redaksia Online
(a.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com